Arta Dade "godet" Ramën: Braktisi rrugën që nisi

Shqipëria

Arta Dade "godet" Ramën: Braktisi rrugën që nisi

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:50
Arta Dade u shpreh e shqetësuar që Shqipëria ka humbur rolin primar që ka pasur në rajon

Ish ministrja e jashtme Arta Dade u shpreh e shqetësuar që Shqipëria ka humbur rolin primar që ka pasur në rajon. Për këtë Dade por edhe Ceka bëjnë me faj qeverinë Rama.

E ftuar ne studion e emisionit "Tempora" ne Ora News, Dade u shpreh: “Shqipëria ka humbur rolin primar që ka pasur në rajon. Me Shqipërinë konsultoheshin partnerët tanë. Jamë e shqetësuar që ky rol është zbehur dhe më duket sikur serbët po e luajnë këtë rol dhe po e marrin seriozisht madje dhe partnerët tanë strategjikë po cedojnë.  

Jemi treguar populistë. Kosovës do i shërbente një Shqipëri pa korrupsion. Në një shtet ku nuk funksionon me institucione demokratike dhe studentët kanë kaq kohë që janë në rrugë dhe rezultonjë të pazgjidhura kërkesat dhe rritja ekonomike është shqetësuese. Një shtet që nuk është i fuqishëm dhe nuk bërë detyrat për të avancuar në axhendën europiane nuk ka si të merret seriozisht të jetë mbështete për shqiptarët e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Ka shumë mundësi që Maqedonia të shpërblehet. Rreziku më i madh është vetja jonë"

Neritan Ceka: Natyrisht që ndjej një trishtim për këtë situatë. Përpara se të shkojmë në Evropë duhet të shkojmë në Ballkan. Rama e nisi këtë rrugë që ishte e shtruar përpara dhe e braktisi. Jemi në një rrugë të braktisur të një Ballkani që shef të ardhmen jo të shkuarën. Jo kufijtë e detit, jo varrezat greke, jo braktisja e Çamërisë, këto janë mediokritete të një politike që ka humbur orientimin. 

Inatin nuk e kam me mikun tim të dikurshëm, Rama. Unë  nuk i shes miqtë. E kam me ish-partinë time e kam me PD që kohën kur duhet të jetë në punë del e bën rolin e gazetarëve, e studentëve, fermerëve ndërkohë që vendi i kësaj partie është në parlament. Do ftoja PD t'i lërë budallallëqet, të kthehet në parlament. 

Pa një politikë që të jetë rezultat i një konsensusi, pa një PD që të imponojë ministrin, siç ka imponuar Presidentin nëpërmjet Kuvendit. Këta zotërinj të mos rrinë më rrugëve sepse rrogat i marrin tek shteti dhe është turp që nuk bëjnë punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat