Arta Dade, ish-kryediplomate, për Gent Cakajn: “Nuk i di detyrat e shtetit” - Bota Sot
Arta Dade, ish-kryediplomate, për Gent Cakajn: “Nuk i di detyrat e shtetit”

Shqipëria

Arta Dade, ish-kryediplomate, për Gent Cakajn: “Nuk i di detyrat e shtetit”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:25
Arta Dade dhe Edi Rama

Ajo ishte një nga emrat ikonë të diplomacisë shqiptare që u rikthye në vëmendjen e opinionit publik, pasi u rreshtua hapur kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të përzgjedhur Gent Cakajn si pasuesin e Ditmir Bushati në krye të ministrisë së Jashtme.

Dhe ish-kryediplomatja shqiptare Arta Dade ende nuk e ka ndryshuar mendimin e saj rreth çështjes “Cakaj”, duke thënë se zv/ministri të cilit Rama i delegoi kompetencat si kreu i MEPJ ende nuk di të artikulohet.

Gjithashtu, në emisionin “Tempora”, Dade theksoi se Cakajn e karakterizon një mosdije totale për detyrat e shtetit.

“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vetë, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij. Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit”, tha Dade.

Ajo kritikoi edhe ish-shefin e saj në PS, kryeministrin Rama për mënyrën si ia delegoi të gjithë pushtetin e Kryediplomatit, një 28-vjeçari.

“Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë. Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeministrin. Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale”, deklaroi Dade.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...