Rama njofton lajmin e mirë për studentët

Shqipëria

Rama njofton lajmin e mirë për studentët

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi edhe këtë javë rastet e qytetarëve që kanë zgjidhur problemet e tyre me shtetin nga platforma e “Bashkëqeverisjes” ka treguar numrin total të ankesave.

Numri një i qeverisë tha se janë më shumë se 33 mijë qytetarë që kanë aplikuar në platformë ku 28 mijë prej tyre kanë marrë zgjidhje dhe pjesa tjetër janë në proces verifikimi.

Po ashtu kreu i qeverisë foli dhe për studentët, ku tregoi se 900 prej tyre kanë bërë pyetje në platforme.

Më tej shtoi se do të shtyhet dhe afati i aplikimit për punë në portalin “Punë të mbarë”, që tu jepet mundësia të gjithëve për të aplikuar.

APLIKIMET NË PLATFORMË/ Mbase ja vlen duke qenë se jemi në fund të muajit janar, duhet një përditësim për të treguar fluksin e kërkesave dhe ankesave që janë bërë në platformë. Rastet që ne sjellim çdo javë këtu  janë shembuj të spikatur. Në total nga momenti i hapjes deri tani janë 33336 çështje, kërkesa, ankesa, apo adresime. Çështje lidhen me nivelin qendror  28 365 çështje, dhe nga këto janë trajtuar më shumë se  27 mijë prej tyre.

STUDENTËT/ Po ashtu në platformë është dhe kategoria “Jam student, pyetja ime është kjo…” dhe studentët kanë  pyetjet e tyre. Janë afër 900 pyetjet që janë drejtuar platformës, ku vetëm 20 prej tyre nuk kanë marre përgjigje pas po procedohen me vëmendje. Ne kemi nevojë për lista të sakta të studentëve që lidhen me statusin e tyre me mesataren e tyre. Prandaj ne kemi kërkuar dhe një shtyrje të afatit të marrjes së të dhënave nga sekretaria dhe po ashtu ka dhe një shtyrje të afatit të punësimeve pasi sërish ka pasur vonesa nga fluksi i lartë në sekretari.

NDËSHKIMET/ Janë 643 masa ndëshkimore nga veprimet administrative, ku qytetarët kanë marrë të drejtën e tyre. Janë afro 300 të larguar nga puna që janë rezultat i hetimit dhe mos dhënies në kohë të të drejtës së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat