Tritol mobilerisë, në pranga dy persona

Shqipëria

Tritol mobilerisë, në pranga dy persona

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:24
Foto Ilustrim

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Në lidhje me ngjarjen vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Njërit prej autorëve të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa. Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .

Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale
” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:

• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;

• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.

Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat