Kod sjellje për deputetët; Opozita në Kuvend: Po kthehen imunitetet

Shqipëria

Kod sjellje për deputetët; Opozita në Kuvend: Po kthehen imunitetet

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:03
Enkeled Alibej

Opozita është kthyer sot në komisionet parlamentare ku po diskutohet një ndryshim në rregulloren e Kuvendit. Mazhoranca po flet për një kod sjellje të deputetëve, por përfaqësuesit e opozitës janë kundër. Në projektvendim thuhet se nëse Prokuroria do të kërkojë heqjen e imunitetit të një deputeti, provat e hetimit duhet t’ua paraqesë edhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Sipas ndryshimit, kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën. Deri më tani, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve bazuar në indicie dhe dyshime të arsyeshme.

Ky ndryshim është kritikuar ashpër nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj u shpreh se heqja e imunitetit të deputetëve është bërë nga Kushtetuta që në vitin 2012.

“Po thoni se doni ta miratoni vetë duke prishur traditën për konsensus. Tani u binda se nuk është lapsus, është në shkelje të rregullores. E kapët prokurorinë me Arta Markun. Arritjen e madhe të heqjes së imunitetit ju doni ta fusni sot në rregullore. Imuniteti është hequr nga Kushtetuta në vitin 2012. Ky parlament është i lidhur me krimin. Ju tregoni me këtë se deri ku ka shkuar frika juaj. Është turp i madh.”- tha Alibeaj.

Ulsi Manja, kreu i këtij Komisioni iu përgjigje se ky vendim është votuar nga Konferenca e kryetarëve në nëntor të 20198.

Ndërkohë, deputeti i PS, Taulant Balla tha: “Nuk bëjmë kurrë gabimet që ka bërë PD dhe se ndryshimet nuk do të votohen pa konsensusin e PD”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat