Shtyhet afati për shpërndarjen e fondeve në Universitete dhe afati për punësimin e studentëve

Shqipëria

Shtyhet afati për shpërndarjen e fondeve në Universitete dhe afati për punësimin e studentëve

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, se do të shtyhet afati i shpërndarjes së fondeve në universitete. Po ashtu sipas kreut të qeverisë, shtyrje do të ketë edhe afati i punësimeve të studentëve në administratë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë në kohë dokumentacionin.

Në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Edi Rama inkurajoi qytetarët që të kërkojnë të drejtën e tyre përmes platformës Shqipëriaqëduam.al.

Falë kësaj platforme, Rama tha se nga hetimet administrative janë marrë 643 masa ndëshkimore, ndërsa rreth 300 nënpunës janë larguar nga puna.

Rama: Në total, nga moment i funksionimit, 33 mijë e 336 cështje, kërkesa, ankesa, adresime. Cështjet me nivelin qëndror dhe vendor të qeverisjes. 28 mijë e 565 cështje, ankesa nga të cilat janë trajtuar 27 mijë e 335. Diferenca e vogël është e lidhur me ankesat e cështjet në vazhdim”. Janë 643 masa ndëshkimore të marra nga hetimet administrative pasi qytearët kanë fituar të drejtën e tyre, gjysma janë largime nga puna, afro 300 të larguar.

Duke iu referuar disbursimit të fondeve në drejtim të universiteteve, Rama njoftoi shtyrjen e afatit pasi qeveria ka nevojë për lista të sakta të studentëve.

Po ashtu sipas kryeministrit, shtyrje afati do të ketë edhe për punësimin e studentëve në administratë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin në kohë.

Rama: Ka një problem që për të disbursuar të gjitha fondet në drejtim të universiteteve kemi nevojë për lista të sakta të të gjitha studentëve lidhur me rezultatet, situatën social ekonomike dhe kjo ka marrë pak kohë dhe prandaj ne kemi kërkuar edhe një shtyrje të afatit, sikurse do bëjmë dhe një shtyrje të afatit për platformën e punësimitt, pasi shumë studentë që duan të aplikojnë për vende pune në administratë e kanë pasur të pamundur që të marrin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Janë rreth 800 vende pune në administratën publike për ata që kanë mbaruar vjet me 9 dhe 10.

Sipas kryeministrit, sot marrëdhëniet me qytetarët janë të drejtpërdrejta fal platformës që po zgjidh mijëra halle të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat