Refuzohet shtyrja e komisionit hetimor për Saimir Tahirin - Bota Sot
Refuzohet shtyrja e komisionit hetimor për Saimir Tahirin

Shqipëria

Refuzohet shtyrja e komisionit hetimor për Saimir Tahirin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:30
Edi Paloka

(E plotësuar) - Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se nuk është pranuar kërkesa e opozitës për shtyrjen punimeve të komisionit hetimor për çështjen ‘Tahiri’.

Paloka tha pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve se do ta ribëjnë përsëri kërkesën për shtyrjen e komisionit.

Paloka: Ne jemi të vendosur, do ta ribëjmë kërkesën, komisioni do të ringrihet dhe kësaj pune do ti shkojmë deri në fund, sado të përpiqen ta pengojnë. Ka vetëm një qëllim, edhe pse Ruçi ju tërhoqi vërejtje formalisht institucioneve dhe iu drejtua të deleguarës të radhës Spiropali që institucionet ti përgjigjen parlamentit. Jam i bindur që kjo histori do të vazhdojë kështu sepse nuk mundet as Rama dhe askush tjetër të demaskohen për lidhet që kjo qeveri ka direkt me krimin dhe drogën, sidomos gjatë kohës kur ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri.

Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, komisioni ka përfunduar në 6 dhjetor dhe PD nuk ishte mbledhur për 1 muaj.

Balla: Komisioni ka përfunduar më 6 dhjetor. PD kishte harruar që kishte kërkuar ngritjen e komisionit hetimor pasi nuk ishte mbledhur për muaj. Nuk do shkelim Kushtetutën se PD ishte në gjumë dhe tani u zgjua.

***

Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se nuk është pranuar kërkesa e opozitës për shtyrjen punimeve të komisionit hetimor për çështjen ‘Tahiri’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...