Krujë, arrestohet i dënuari me 2 vite burg, ishte në kërkim

Shqipëria

Krujë, arrestohet i dënuari me 2 vite burg, ishte në kërkim

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:17
Foto Ilustrim

Policia e Krujës ka arrestuar një person në kërkim, i cili është dënuar me 2 vite burg për dhunë në familje.

Bëhet fjala për Agim Doçin, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës"  pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

"Në ngarkim të tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët,  në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Dhunë në familje".

Ndërkohë  po gjatë kohës që ka qënë nën masën e sigurisē  dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhërin e  mbrojtjes dhënë nga gjykata  ish-bashkëshortes së tij", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat