PS “rikthen” imunitetin, deputetët mbrohen me Kushtetutë nga hetimi

Shqipëria

PS “rikthen” imunitetin, deputetët mbrohen me Kushtetutë nga hetimi

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:19
Foto Ilustrim

Deputetët e Kuvendit i kanë kërkuar parlamentit të miratojnë rikthimi e imunitetit. Me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të ketë procedim penal ndaj deputetëve nëse organi i akuzës nuk sjell prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit. Gjithashtu është evituar edhe penalizimi monetar, pasi bojkoti do të konsiderohet si veprimtari parlamentare.

Shtatë vite nga heqja e imunitetit të deputetëve, në parlament ka nisur diskutimi për rikthimin e mbrojtjes me kushtetutë nga hetimi. PS ka propozuar ndryshimin e rregullores duke vendosur kushte ndaj prokurorisë.  Me rishikimin e nenit 118 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Keshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend. Debat ky që u zhvillua dhe në rastin Sajmir Tahiri. Ky propozim ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës.

Por Taulant Balla i kërkoi opozitës që të bëjë ndryshimet siç do dhe mazhoranca do ti votojë.

Një tjetër ndryshim favorizon bojkotet e partive, pasi sipas rregullores së re edhe bojkoti konsiderohet si veprimtari parlamentare.

Përsa i përket financimeve kreu i grupit të PS kërkoi një tjetër formulë shpërndarje të fondeve.

Propozimet për rregulloren e re ka 63 nene, ku 6 janë propozime të PS. 13 të PD dhe 24 reflektimi i IBA i Be si dhe propozime që kanë ardhur nga stafi i Kuvendit dhe nga Kushtetuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat