Vrau bashkatdhetarin për kontrollin e “rrugëve rozë”, dënohet 23-vjeçari shqiptar - Bota Sot
Vrau bashkatdhetarin për kontrollin e “rrugëve rozë”, dënohet 23-vjeçari shqiptar

Shqipëria

Vrau bashkatdhetarin për kontrollin e “rrugëve rozë”, dënohet 23-vjeçari shqiptar

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:38
Emiliano Bigmeti

Dënohet me 18 vjet burg shqiptari Emiliano Bigmeti, 23 vjeç, i cili më 15 shtator 2017, vrau me armë zjarri bashkatdhetarin Ilir Berisha, 24 vjeç, jashtë një klubi nate në Cermenate të Italisë.

Sipas hetuesve, krimi ndodhi gjatë një mosmarrëveshjeje midis të dyve për kontrollin e hapësirës për aktivitetet e prostitutave në Evropën Lindore. Ilir Berisha u qëllua me plumb në zemër dhe mbrëmjen e 15 shtatorit të dy viteve më parë, ai u dërgua në spitalin e Dasios nga një miku i tij. Pavarësisht kësaj, 24-vjeçari gjeti vdekjen pak minuta më vonë, shkruan gazeta Shqip

Autori i vrasjes u arrestua disa ditë pas krimit në Curmayeur. Ai ndoshta po përpiqej të linte Italinë dhe të ikte jashtë vendit. Mbrojtja ka kërkuar procedurën e shkurtuar, e cila përfshin zbritjen e një të tretës së dënimit. Prokuroria bëri thirrje për 20 vjet burg për shqiptarin.

Gjyqtari e dënoi Bigmetin përpara 5 ditësh me 18 vjet burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij. Pas krimit, hetimet zbuluan se motivi i vrasjes kishte të bënte me aktivitetet e shqiptarëve në shfrytëzimin e prostitucionit. Hetuesit mundën të rindërtonin dinamikën me të cilën ndaheshin parcelat midis Bassa Comasca dhe Brianzas, me një marrëveshje për ndarjen e hapësirës që ndoshta ajo ishte shkelur dhe kishte çuar në diskutimin që rezultoi me vrasjen e Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...