“Lum” kokainë e kapur në Itali, pranga shqiptarit që mbante lidhje me trafikantet në Brazil

Shqipëria

“Lum” kokainë e kapur në Itali, pranga shqiptarit që mbante lidhje me trafikantet në Brazil

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Policia italiane ka përfunduar dy operacione antidrogë me disa të arrestuar, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar, si dhe kanë seskustruar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Në operacionin e parë, antimafia e Romës bllokoi 500 kg kokainë, u prangosën 5 persona. Operacioni u shtri deri në vendin tonë, ku këtë të mërkurë u arrestua edhe 31 vjeçari shqipta Dorian Petoku. Kurse bashkëpunëtorët e tij të kapur në Itali janë Salvatore Casamonica, Silvano Mandolesi, Tomislav Pavloviç dhe Marcello Schiaffini.

Sipas mediave italiane, kokaina e sekuestruar arrinte në vlerën e 4.5 milionë eurove. Hetimet e autoriteteve fqinje kanë faktuar se grupi ka arritur të trafikojë drogë nga kolumbia deri në 7 tonelata kokainë.

Në këtë operacion ka marrë pjesë edhe DEA Amerikane, për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e tjerë të trafikut. Ndërsa në reagimin zyrtar të policisë shqiptare, thuhet se arrestimi i shqiptarit Dorian Petoku u bë pasi autoritetet italiane kanë vendosur arrest me burg në mungesë për veprën penale organizatë kriminale me qëllim trafikimi e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se Petoku mbante lidhje me trafikantët e drogës të caktuar në Brazil, ku merrej edhe sasi shtesë e drogës, i mbështetur nga malazezi i arrestuar.

Në opracinin e dytë, Guardia Di Finanza në Livorno bllokoi në port sasinë prej 644 kg kokainë me vlerë mbi 130 milionë euro.Operacioni antidrogë nisi më 15 janar. Sasia e drogës ishte ngarkuar në një anije me flamur portugez dhe e fshehur në një kontenier për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras. Secila prej çantave me kokainë kishte kode përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat