Stop emigracionit, FMN:Po rrezikohet ekonomia shqiptare - Bota Sot
Stop emigracionit, FMN:Po rrezikohet ekonomia shqiptare

Shqipëria

Stop emigracionit, FMN:Po rrezikohet ekonomia shqiptare

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Në një kohë që emigracioni është kthyer në një problem të ndjeshëm për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje që të merren masa për të ulur normën e emigracionit. Në raportin e fundit theksohet se që të arrihet një gjë e tillë është e rëndësishme të përmirësohet klima e të bërit biznes, të forcohet lufta ndaj korrupsionit dhe të përmirësohen shërbimet publike.

Emigracioni në rritje shikohet si një rrezik për ekonominë shqiptare prej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin e fundit qeverisë shqiptare i bëhet apel që të merren masa për të ulur fenomenin.

Për të arritur këtë objektiv, sipas FMN-së është e domosdoshme që në vend të realizohen një sërë reformash duke nisur nga përmirësimi i klimës së biznesit, me theks forcimin e sundimit të ligjit.

Autoritetet, thuhet në raport, duhet të përfundojnë në mënyrë të shpejtë reformën gjyqësore dhe të zbatojnë përpjekje të forta kundër korrupsionit.

Me shqetësim shihet edhe informaliteti i cili vlerësohet të jetë shumë i përhapur në ekonominë shqiptare.

Gjithashtu sugjerohet që në vend të zbatohet një sistem i thjeshtë tatimor në mënyrë që të rritet mbledhja e taksave dhe mbi të gjitha kërkohet që qeveria të rrisë cilësinë e shërbimeve publike.

Një prioritet në këtë aspekt vlerësohet edhe mundësia për të bërë karrierë në bazë të aftësisë dhe konkurrencës.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.5 mln shtetas shqiptarë ndodhen jashtë territorit të vendit.

INSTAT-it rendit pesë faktorë që ndikojnë në rritjen e emigracionit drejt BE-së, të cilët përfshijnë: mundësinë për të punuar jashtë vendit (84%), bashkimin familjar (4.6%), ndjekur nga papunësia në Shqipëri (4.2%), mundësinë për të studiuar jashtë vendit (3.5%) dhe faktorë të tjerë (3.6%).

Shumica e komuniteteve të emigrantëve ndodhen në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, megjithatë me një tendencë në rritje në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në Amerikën e Veriut dhe në Kanada. 

Arsyet e emigrimit
84% mundësi për punësim
4.6% bashkim familjar
4.2% papunësia në Shqipëri
3.5% për studime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...