Përgjimet, si bleheshin votat në Lezhë nga vëllai i Arben Ndokës

Shqipëria

Përgjimet, si bleheshin votat në Lezhë nga vëllai i Arben Ndokës

Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:06
Edi Rama

Zëri i Amerikës ka publikuar ditën e sotme, përgjimet mes zyrtarëve të lartë socialistë dhe bandave kriminale me qëllim blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017-të.

Në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash.

“…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore.

Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë.

Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës- por që BIRN nuk arriti ta verifikonte në mënyrë të pavarur, tregon jo vetëm fenomenin e blerjes së votës, por edhe fotografimin e saj dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.

“Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri, ka mbaruar ai muhabet,” thotë njëri prej biseduesve. “Ne i japim lekët me mbaru ato punë e halle që keni, jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën,” shtohet aty, duke kërkuar që lekët të kthehen urgjentisht mbrapsht. /VOA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat