Bariu transportohet me helikopter drejt Tiranës, prej 4 orësh i plagosur në Koplik

Shqipëria

Bariu transportohet me helikopter drejt Tiranës, prej 4 orësh i plagosur në Koplik

Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:30
Bariu transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një bari prej 4 orësh i plagosur në Koplik, është shpëtuar nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Bëhet fjalë për një 25 vjeçar me inicialet Z.D, i cili ndërsa kujdesej për bagëtitë në malin e fshatit Shkembaj të Koplikut, ka rrëshqitur nga një lartësi prej rreth 100 metër. Ai kishte marrë plagë në trup dhe pas sinjalizimit është vënë menjëherë në dispozicion Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.

Midis një terreni shumë të veshtirë, 25 vjeçari ka arritur të marrë ndihmën e parë nga stafi i Urgjencës dhe është transportuar menjëherë me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranës. Raportohet se Z.D është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat