Arshivuar dosja për 20 vjet/ Autoriteti i Dosjeve: S’ka dokument që të vërtetojë bashkëpunimin aktiv të Sheshit

Shqipëria

Arshivuar dosja për 20 vjet/ Autoriteti i Dosjeve: S’ka dokument që të vërtetojë bashkëpunimin aktiv të Sheshit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:06
Ilustrim

Në një intervistë për emisionin “Arena” nga Dritan Hila, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Dosjeve Skënder Vrioni ka folur për dosjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi i cili është akuzuar se ka qenë ish-sigurims. Vrioni deklaron se nuk ka asnjë dokument që vërteton bashkëpunimin aktiv të Sheshit me Sigurimin e Shtetit të asaj kohe, por sipas tij ka një kartelë rekrutimi.

Hila: A ka një dokument ku Bujar Sheshi ka bashkëpunaur me sigurimin, duke dhënë informacione që ishin nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit?

Vrioni: Jo. Pikërisht nuk ka një dokument që të vërtetojë bashkëpunimin aktiv të Sheshit, por ka një kartelë Model 2, që zotin Sheshi e kanë tërhequr në bashkëpunim në moshën 18 vjeç. Dosja është arkivuar për 20 vjet, por ne nuk kemi mundur ta gjejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat