PD kërkon pushim, Balla: Deputetët i keni në gjumë, Basha nuk e kap asnjëherë orën 10:00

Shqipëria

PD kërkon pushim, Balla: Deputetët i keni në gjumë, Basha nuk e kap asnjëherë orën 10:00

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:23
Foto Ilustrim

Partia Demokratike në nisje të seancës plenare ka kërkuar 30 minuta pushim për të zhvilluar një mbledhje të grupit parlamentar.

Kërkesa është bërë nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj: Do të doja 30 minuta pushim, do të bëjmë mbledhje grupi. Ne kemi të nevojshme 30 minuta pushim për të përcaktuar edhe cështje që kanë lidhje me rendin e ditës për mbarëvajtjen e saj.

Balla: Kërkesa e një grupi parlamentar për të kërkuar pushim është e lidhur me një çështje lidhur me rendin e ditës. Pd mos ta bëjë qesharake zhvillimin normal të një seance plenare. Sa kohë që grupi juaj parlamentar në sallë është më pak se gishtat e dorës dhe derisa pjesa tjetër të zgjohet në të vijojmë seancën. Thojeni troç, e keni vënë Bashën të parë në listë dhe ai nuk e kap orën 10 dhe pastaj kërkoni mbledhje grupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat