Berisha: U mbyll Parlamenti për zhgarravinat e Ramës! Ruçi: Më 24 nuk kishte seancë!

Shqipëria

Berisha: U mbyll Parlamenti për zhgarravinat e Ramës! Ruçi: Më 24 nuk kishte seancë!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:10
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se mbylli punimet e parlamentit për ekspozitën në Gjermani.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha i kërkoi kryetarit të kuvendit arsyet pse nuk u zhvillua seanca e së enjtës së kaluar.

“Sugarët e tij hapën lajmet se lideri dhe idhulli i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe të gjithë kryesorët e Gjermanisë, shkoi dhe u kthye me bisht në shalë. Nuk iu dha asnjë takim. Iu afrua një takim për ti dhënë një mesazh, të cilin kurrë nuk do jua thotë ju. I kam fare të sigurta sepse tani nuk është zor të monitorosh atë. Gjerësisht në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriut patologjik. Berlinin e priti me rumorin e të sëmurit psiqik dhe përcolli me rumorin e njeriut patologjik. Mirë ju që ju ka hudhur trutë e veshgjatit por urrejta popullore po rritet njëlloj si temperatura në ethet e malaries.Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj. Na sqaro me cfarë motivi i mbyllët parlamentit ditën e enjte. Punon gjithë javën dhe vjen këtu dhe gjen drynin sepse i sëmuri, patologjiku…”, tha Berisha

Ndërkohë kryeparlamentari Ruçi u shpreh se nuk ishte planifikuar seancë të enjtën e kaluar

“Sa për sqarim më 24 janar nuk ka pasur në kalendar seancë plenare pasi sesioni parlamentar nis më 21. Kalendari u miratua nga kryesia dhe nuk ka lidhje me kryeministrin. Nuk ka qenë i bllokuar por iu dha kohë komisioneve për të përgatitur materialet. Nuk ka pasur seancë sepse është vendosur nga kryesia e parlamentit dhe jo kryeministri.”, tha Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat