Opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Shqipëria

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:12
Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë që fjalën e ka ministrja e Financave.

Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e seancës plenare deri në mbërritjen e kryeministrit Rama, për të dhënë shpjegime për akuzat e bëra nga Zëri i Amerikës për vjedhje të votave.

Basha: Që në këtë kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit është e qartë. Ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush këtu jenë për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj.

Ka 5 vjet që PD denoncon, gjithçka që ne kemi thënë është faktuar, është botuar nga mediat e vendit dhe botës.

Ju pretendoni se nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë sot. Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat, ska marrë ilacet, i ka mbaruar pluhuri? Është problemi i tij. Ne nuk mund të pretendojmë për një seancë normale. Ndaj gjëja e parë që duhet bërë kjo seancë duhet ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat