“Tahiri”, ankimimi i ish-ministrit shqyrtohet më 6 shkurt - Bota Sot
“Tahiri”, ankimimi i ish-ministrit shqyrtohet më 6 shkurt

Shqipëria

“Tahiri”, ankimimi i ish-ministrit shqyrtohet më 6 shkurt

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:18
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij, duke kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Liljana Baku, do të jetë gjyqtarja që më 6 shkurt do të shqyrtojë kërkesën e tij.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigjja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit.

Ish-ministri i Brendshëm ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Katanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj.

Sipas përgjimeve të kryera nga organi i akuzës italiane, flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t’i dhënë një personi me emrin Saimir dhe bizhuteri gruas së tij. Pavarësisht kësaj, nuk ka prova të mjaftueshme që e përfshijnë Tahirin në aktivitetin kriminal në rrjetin kriminal të Habilajve. Për pasojë, autoritetet italiane kërkuan mbylljen e çështjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Katanias.

Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Katanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave kanabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. Banda kriminale drejtohej nga Moisi Habilaj, ku Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg dhe një shekull për të gjithë anëtarët e bandës së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...