Rama pyet Berishën: A mund të shkosh në SHBA? Kështu përgjigjet Berisha

Shqipëria

Rama pyet Berishën: A mund të shkosh në SHBA? Kështu përgjigjet Berisha

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:17
Edi Rama

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mohuar akuzat e fundit të Sali Berishës se bashkëshortja e tij është aksionare e “Abi Bank”.

Por në dhënie të kësaj përgjigje, Rama ka ftuar ish-kryeministrin Berisha të përgjigjet nëse ai mund të kalojë oqeanin.

Një pyetje që la të kuptohet se Berishës i është ndaluar që të udhëtojë drejt SHBA-ve, shkruan tch.

“Sali ti je burri që kapërcen detet dhe malet, a e kapërcen dot Oqeanin?”, u shpreh Rama.

Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit, tha se ka marrë shumë ftesa nga SHBA, por i ka refuzuar sepse ka vendosur që të mos shkojë më jashtë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat