Detaje për vrasjen e Selitës, ish-polici u qëllua me silenciator nga dy persona

Shqipëria

Detaje për vrasjen e Selitës, ish-polici u qëllua me silenciator nga dy persona

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:30
Arben Bilali

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Arben Bilalit ditën e djeshme në Selitë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ish-polici Bilali u ndoq nga një makinë prej zonës së “Vasil Shantos” deri te shtëpia e tij.

Mësohet se atentatorët e kanë ruajtur makinën që lëvizi Bilali bashkë me një shok te tijin dhe sapo ka zbritur nga makina, është qëlluar me një automatik nga dy persona. Arma raportohet të ketë qenë e modifikuar dhe e pajisur me silenciator, ndërsa ndaj viktimes u qëllua më shumë se 15 herë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina e markës “Benz” ishte me targa të falsifikuara. Policia ka sekuestruar pamjet e më shumë se 30 kamerave të sigurisë, që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Bilalit.

Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e djeshme në zonën e Selitës u ekzekutua me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë.

Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamika e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat