Basha: Rama erdhi i droguar në Kuvend

Shqipëria

Basha: Rama erdhi i droguar në Kuvend

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:33
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur sërish akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nga foltroja e Kuvendit, Basha tha se Rama sot erdhi i droguar në Parlament.

Basha: Për herë të dytë brenda dy javëve Edi Rama ka bërë atë që bënë përfaqësuesit e diktaturës, e ka quajtur VOA, kazan.

Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.

Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re.
Denoncimin e parë e kam bërë unë.

Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet.

Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot.

Vetë Zëri i Amerikës ka publikuar faktin se Rama është një kryeministër falso dhe ka ardhur në pushtet me banda dhe paratë e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat