Në gjyq për pensionin; 70-vjeçari nga Tropoja zvarritet në dyert e Gjykatës - Bota Sot
Në gjyq për pensionin; 70-vjeçari nga Tropoja zvarritet në dyert e Gjykatës

Shqipëria

Në gjyq për pensionin; 70-vjeçari nga Tropoja zvarritet në dyert e Gjykatës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:25
Foto Ilustrim

70-vjeçari Fran Gjonpalaj nga Tropoja prej më shumë se 4 vjetësh endet dyerve të gjykatave në Shkodër për të përfituar pensionin e munguar për shkak të mos njohjes së viteve të punës.

Frani thotë se djegia e regjistrave ne ndërmarrjet ku ai ka punuar që 16 vjeç ia ka fshire edhe vitet e punës.

Në maj të vitit 2017, gjykata e shkallës së parë në Shkodër mori vendimin për njohjen e viteve të punës së Fran Gjonpalajt. Por vendimi u apelua nga zyra e sigurimeve shoqërore në gjykatën e apelit Shkodër. Sot 70 vjeçari nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohet kjo seancë.

Pensioni prej 7 mijë lekë i së shoqes shkon për ilaçe. Frani nuk ka asnjë të ardhur tjetër dhe në moshën 70-vjeçare bën ende punë të ndryshme.

Fuqitë po i shterojnë dhe shumë shpejt do t’i mbesë vetëm zëri për të kërkuar ndihmë që të fitojë pensionin sa është gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...