“Dosja Nr.339”, nisin hetimet për nxjerrje të sekretit

Shqipëria

“Dosja Nr.339”, nisin hetimet për nxjerrje të sekretit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor për procedimin penal nr. 339 të vitit 2016.

Bëhet fjalë për Dosjen.339, nga hetimet e së cilës janë prangosur të ashtuquajturit Grupi Avdylaj.

Në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të rënda thuhet se, “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nenet 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin”.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, thekson Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prej disa javësh në media, por dhe në arenën politike, detaje nga përgjimet e Prokurorisë janë bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat