Gledion Rehovica ankohet në Gjykatë, kërkon pagat dhe mandatin si deputet

Shqipëria

Gledion Rehovica ankohet në Gjykatë, kërkon pagat dhe mandatin si deputet

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:06
Gledion Rehovicën

Gjykata administrative çeli procesin për Gledion Rehovicën, i cili kërkon të kthehet në Parlament, të dëmshpërblehet për pagat që nuk ka marrë si deputet përgjatë 13 muajve mungese si edhe të dëmshpërblehet për dëmin moral që iu shkaktua nga hetimet e dekriminalizimit.

Si palë e paditur është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që gjatë Janarit 2018 me shumicë votash i hoqi mandatin dhe e la në duart e Prokurorëve. Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Beratit përfaqësohej në gjykim nga avokati i tij.

Rehovica u vendos nën shënjestrën e Prokurorisë një vit më parë, nën dyshimet se nuk kishte deklaruar të kaluarën e tij në formularën e dekriminalizimit, duke e penalizuar me hyrje të mandatit dhe zëvendësimin në Parlament me Silva Caka.

Por përgjatë veprimeve një vjeçare të Prokuroreve u konkludua se 41 vjeçari kishte patur të drejtë në qëndrimin e tij dhe se ai nuk kishte fshehur të dhëna nga e djeshmja e tij. Me këtë konkluzion prokuroria pushoi hetimet ndaj Gledion Rehovicës për dyshimet se kishte falsifikuar dokumentet, një ciklon ky që pas hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit përfshiu edhe disa deputetë të tjerë.

Në vendimin e pushimit të hetimeve përmendet shkresa e Interpol Romës përcjellë autoriteteve shqiptare. Siç citohet në shkresë Interpoli pranon të ketë raportuar për një ngjarje në vitin 1999, por sqarohet më tej, vjedhja është raportuar nën identitetin Musa Kusa.

Termi raportim shpjegohet nga italianet si verifikim i ngjarjes policore, por që nuk është pasuar me ndalim apo arrestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat