Kuvend, miratohet ngritja e Komisionit hetimor për DSIK-në, ja anëtarët - Bota Sot
Kuvend, miratohet ngritja e Komisionit hetimor për DSIK-në, ja anëtarët

Shqipëria

Kuvend, miratohet ngritja e Komisionit hetimor për DSIK-në, ja anëtarët

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:24
Foto Ilustrim

Parlamenti ka votuar me 78 vota pro, pasditen e kësaj të enjteje, ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK-në.

Deri më tani janë mësuar emrat përbërës të këtij komisioni, teksa nga shumica parlamentare do të jenë 5 anëtarë dhe 4 nga opozita.

Konkretisht, Felaj, Ferhati, Qefalia, Hyseni dhe Braho do të përfaqësojnë shumicën, ndërsa Alibeaj, Salianji, Gjunkshi dhe Luan Rama do të përfaqësojnë opozitën. Alibeaj do të jetë kryetar i komisionit, ndërsa Felaj zv.kryetare.

Në Parlament ishin të pranishëm dhe votuan edhe 4 përfaqësues nga opozita për ngritjen e komisionit hetimor për DSIK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...