Edi Paloka flet për talljen që i bëri Rama: Ju s’e dini çfarë bën monstra në kuvend - Bota Sot
Edi Paloka flet për talljen që i bëri Rama: Ju s’e dini çfarë bën monstra në kuvend

Shqipëria

Edi Paloka flet për talljen që i bëri Rama: Ju s’e dini çfarë bën monstra në kuvend

Më: 31 janar 2019 Në ora: 21:27
Edi Rama dhe Edi Paloka

Parlamenti degjeneroi si rrallë herë në fyerje dhe sharje mes palëve. Protagonist ishte dhe deputeti Paloka në përballje me kryeministrin Rama.

I ftuar në Ora Neës, Paloka thotë se niveli i debatit në atë parlament do të jetë i tillë sa kohë Rama është aty.

Edi Paloka: Sa të jetë Rama aty atë provokon. Ju dëgjoni atë që thuhet publikisht apo dëgjohet nga mikrofonët. Ju nuk dini se çfarë bën ky monstra gjithë kohën që është aty. Provokon, shan me fjalë banale. Nuk pyet për ato femrat që ka anash Ministre.

Ka dy gjëra që duhen parë në këtë aspekt. Së pari familjarët nuk duhen ngatërruar, por kur nuk duhen ngatërruar në radhë të parë nuk duhet ti ngatërrojmë ne familjarët as në pislliqet e politikës dhe as ti përdorim për propagandë. I vetmi që e bën është Edi Rama. Ai ka për borxh të përdorë dhe fëmijët e vegjël.

Kur ishte çadra në 2017 që ne protestonim para Kryeministrisë, ky për të treguar se është trim dhe kalon te çadra mori ca kameera me vete, mori dhe djalin e vogël në krah dhe kaloi për ta mbrojtur. Herë pas here sajon histori.

"Qava unë thotë, e gjeta djalin duke qarë poshtë krevatit". Historinë e djalit ja di gjithë Shqipëria se ai miku i vet ja ka nxjerrë.Kur ti i fut familjarët do presësh dhe reagime, aq më tepër kur sulmon familjarët e të tjerëve.

Nënkryetari i PD-së mohoi edhe njëherë lajmin e dalë në media për shitjen e dy apartamenteve në Lezhë Shqipe Palajt, e cila akuzohet për pastrim parash.

Edi Paloka: Prokuroria ka bërë gabim. Për të njëjtën shtëpi ka deklaruar që janë dy shtëpi. Po të shihni datën është e njëta datë. E ka deklaruar njëherë me euro dhe njëherë me lekë shitjen e të njëjtës shtëpi dhe ka nxjerrë dy shtëpi. Prokuroria nuk është krejt e pafajshme në këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...