Shqipëri, konsumi me rritjen më të lartë në 3 vitet e fundit

Shqipëria

Shqipëri, konsumi me rritjen më të lartë në 3 vitet e fundit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:43
Ilustrim

Konsumi i popullatës në Shqipëri ka shfaqur shenja gjallërimi në vitin 2018, duke reflektuar efektet e rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e tretë të vitit 2018, konsumi i popullatës u rrit me gati 4%, që është niveli më i lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2016.

Konkretisht duke iu referuar komponentëve kryesorë të PBB–së, për tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re se, “konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,86%”.

Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, “konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 1,26 %”.

Gjallërimi i aktivitetit të turizmit në vend sikurse dhe rritja e numrit të turistëve të huaj, pati ndikim pozitiv në këtë drejtim. Në 9-mujorin e 2018 të ardhurat nga turizmi llogariten në 1.47 miliardë euro, me rritje 12% krahasuar me vitin 2017.

Lidhur me numrin e turistëve të huaj në kanë vizituar vendin tonë, Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2018 kanë hyrë 5.926.803 duke u rritur me 15,8%, në krahasim me vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat