Zgjedhje te parakohshme? Ngjela tregon skenarin

Shqipëria

Zgjedhje te parakohshme? Ngjela tregon skenarin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë", tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë qeveri teknike për të përmbyllur reformën në drejtësi dhe më pas do të ketë zgjedhje.

Ngjela: Nuk ka zgjedhje të parakohshme sepse thembra e Akilit të gjithë kësaj situate është reforma në drejtësi. Atyre ju ka dalë kjo politikë. Të rrëzojë mazhorancën dhe tani të dy palët janë për një qeveri teknike dhe kjo qeveri teknike të çojë deri në fund reformën në drejtësi. Pa mbaruar reformën në drejtësi nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Është silogjizëm absolut. Fakti është që kanë prekur zgjedhjet. Qeveria teknike është e tyre dhe krijon mazhorancën e dy krahëve. Kjo qeveri duhet të përfundojë reformën në drejtësi. Duke qenë teknike, autorët janë të zhveshur nga pushteti dhe drejtohen nga ndërkombëtarët. Nuk është bërë vetëm në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat