Mot me shi sot në Shqipëri - Bota Sot
Mot me shi sot në Shqipëri

Shqipëria

Mot me shi sot në Shqipëri

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:45
Ilustrim

Shqipëria për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë vendin.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën veriore dhe jugore në mesditë deri në pasdite. Në zonat malore mbi 800 metra në Verilindje dhe Juglindje parashikohen reshje bore. Mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë nga Juglindja-Jugperëndim me shpejtësi 2-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë me intensitet dhe rrahje deri në 30 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 2.2-3.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër     4/11 re shi

Kukës        0/10  re shi bore

Lezhë        3/11  re shi

Dibër        -1/7  re diell

Durrës       3/14  re diell

Tiranë        4/15  re diell

Elbasan     3/10  re diell

Berat         4/13  re diell.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...