LSI kërkon shkarkimin e prefektit të Beratit, Naço: Të ndiqet edhe penalisht

Shqipëria

LSI kërkon shkarkimin e prefektit të Beratit, Naço: Të ndiqet edhe penalisht

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Nasip Naço

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë prefektin e qarkut të Beratit. Në një deklaratë për mediat, deputeti Nasip Naço akuzon ministrinë e Financave se ka bllokuar veprimet financiare të bashkisë Skrapar.

Naço: Zonja ministre e Financave ne kërkojmë që të urdhëroni degën e thesarit Skrapar për zhbllokimin e veprimeve financiare të bashkisë Skrapar duke lejuar të kryejë veprimet. Nëse ju nuk ndërmerrni asnjë veprim në zbatim të ligjit më lind e drejta t'ju them se ju jeni urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal. Ne kërkojmë që të zbatohet ligji dhe të vazhdojë funksionimi i bashkisë Skrapar.

Zoti kryeministër, po ju drejtohem publikisht që të ndërhyni, të zhbllokohet kjo situatë. Të shkarkoni prefektin e qarkut të Beratit dhe të kërkoni ndjekjen  penale të tij. Nëse nuk bëni zhbllokimin e kësaj situate, atëherë jeni ju urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij veprimi kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat