Pedagogët takim me ministren e Arsimit, paralajmërojnë grevë nëse…

Shqipëria

Pedagogët takim me ministren e Arsimit, paralajmërojnë grevë nëse…

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Besa Shahini

Në ditën e fundit të afatit të vendosur nga pedagogët për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka thirrur në mbledhje disa përfaqësues të tyre.

Ata kanë kërcënuar se nëse qeveria nuk shpreh vullnetin për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës do të paralizojnë jetën akademike përmes grevës, shkruan gazeta shqip.

“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”, thuhet në shkres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat