Sulmi me armë, Bashkia e Lezhës ngre grup pune: Të vihen para drejtësisë autorët - Bota Sot
Sulmi me armë, Bashkia e Lezhës ngre grup pune: Të vihen para drejtësisë autorët

Shqipëria

Sulmi me armë, Bashkia e Lezhës ngre grup pune: Të vihen para drejtësisë autorët

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Foto Ilustrim

Bashkia e Lezhës ka dënuar ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës  së shkuar, ku është qëlluar me armë zjarri drejt godinës së Njësisë Administrative, Blinisht.

Bashkia sqaron se "me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup punë, nga i cili pas verifikimit  deklarohet  se, kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës".

Po ashtu sipas bashkisë nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata.

"Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion", thotë bashkia.

Ndërkohë Bashkia i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin, shërbimin administrativ dhe publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...