Lezhë, arrestohet një person për drogë, u denoncua nga qytetarët

Shqipëria

Lezhë, arrestohet një person për drogë, u denoncua nga qytetarët

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Foto Ilustrim

Policia e Lezhës ka arrestuar një persona, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

"Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike  në një zonë të Lezhës, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë  shtetasin B.P", sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike  e dyshuar cannabis sativa.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale  " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat