A i është hequr viza Ramës? Si përgjigjet Ambasada e SHBA-ve

Shqipëria

A i është hequr viza Ramës? Si përgjigjet Ambasada e SHBA-ve

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:33
Ambasada e SHBA-ve

Ambasada e SHBA i ka dhënë përgjigje interesimit të syritpër të verifikuar disa burime të pakonfirmuara, sipas të cilave Edi Ramës i është bllokuar viza amerikane.

Syri i shkruajti një email ambasadës së SHBA-së në Tiranë në lidhje me këtë lajm.

Tiranë, 1 Shkurt 2019

Kërkesë:

Drejtuar Përfaqësisë Diplomatike, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Përshëndetje, jemi redaksia e portalit informative SYRI.net.

Në interes të publikut shqiptar, kërkojmë nga ju informacionin nëse ka pasur refuzim të vizës për të udhëtuar drejt SHBA-së, për kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama apo për familjarët e tij afërt.

Në pritje të përgjigjes tuaj zyrtare, shprehim vlerësimin maksimal për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe mbetemi të hapur për çfarëdo reagimi në interesin më të mirë për opinionin publik, si dhe mbetemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi në të ardhmen.

Përgjigja e Ambasadës së SHBA:

I nderuar Z. Cena,

Faleminderit që na kontaktuat. Në lidhje me pyetjen tuaj, është politika e ambasadës së SHBA për të mos komentuar raste specifike vizash.

Gjithë të mirat,

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat