"Ti i ha atë që nuk thuhet gruas sime", Mustafaj: Rama ishte fajtor për gjuhën në Kuvend

Shqipëria

"Ti i ha atë që nuk thuhet gruas sime", Mustafaj: Rama ishte fajtor për gjuhën në Kuvend

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:47
Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Analisti dhe ish-diplomati, Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga rubrika “Opinion” në News 24, Msutafaj tha se gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike dhe politike në momentin kur i kërkoi llogari Ramës për gruan dhe punën që ajo bën në bankë.

Për ish-ministrin e Jashtëm, shefi i ekzekutivit Edi Rama ishte “fajtori” i debatit në Kuvendin e Shqipërisë pasi ktheu debatin politik në debat personal.

“Është pjesë e humbjes së logjikës që ka debati ynë politik. Nuk është  gjë e shkëputur. Për hir të së vërtetës Berisha ka qenë logjik dhe politik  kur i kërkoi llogaria për punën e gruas në bankë. Ajo  që është anormale  është nervozizmi i kryeministrit. E para Rama gënjeu kur tha se kjo bankë kontrollohet nga enti i SHBA-së. E dyta: E ktheu debatin nga legjitim në  privat. Unë po flas për pjesën e parë që u bë shkak i degradimit të debatit në Parlament. Për mua Rama gaboi dhe gënjeu në Parlament. Ka diçka që nuk shkon. Mënyra më e mirë tek ne për të mos u përgjigjur është shmangia nga çështja. Nuk ka përgjigje që i interesojnë interesit publik, por bëhet një debat personal”, tha  Mustafaj.

Ish-ministri foli edhe për  debatin që ka përfshirë politikën shqiptare dhe për  pretendimet e tyre që SHBA-ja i ka ndaluar ose jo hyrjen e Berishës në Amerikë.

“Kjo u sqarua sot  dhe Gazeta Shqiptare e ka zbuluar. Akuzat ndaj Berishës se i është ndaluar hyrja në SHBA u provuan se nuk janë të vërteta”, nënvizoi ai.

Gjithashtu analisti Besnik Mustafaj analizoi edhe çështjen e Kosovës dhe rolin e ndërkombëtarëve:

“Edhe vetë presidenti Thaci që ishte këtu në këtë televizion nuk tha asgjë bindëse për të bërë transparencën.  Në çfarë rrethanash dhe si do shkojë Kosova në këtë pjesë është e paqartë. Sot kemi një Kosovë që funksionon me tre koka.

Presidenti që nuk ka as ekip as autorizim bën negociata. Kryeministri vendos kushte me qeverinë. Kemi një komision shtetëror  partiak. Këtë e shoh si disavantazh që do të këtë Kosova në këto negociata. Nuk ka një plan konkret, por ka vetëm një parim. Kemi një situatë rajonal pa kohezion në lidhje me këtë marrëveshje. Kemi një Kosovës jo të qartë për këtë marrëveshje.  Këtë marrëveshje nuk e përcakton dot SHBA-Rusia, por SHBA me Bashkimin Evropian.

BE nuk është shprehur në mënyrë të qartë për një  formulë apo një tjetër për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni po shkon drejt prishjes së vendimmarrjes shumëpalëshe dhe në politikën e jashtme po shkon në marrëveshje dypalëshe.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat