Edi Rama s’duron më: Sali Berisha ia bëri këto të këqija Kosovës!

Shqipëria

Edi Rama s’duron më: Sali Berisha ia bëri këto të këqija Kosovës!

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:57
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar edhe sot kritikat ndaj deputetit të PD-së, Sali Berisha.

Sipas numrit një të qeverisë shqiptare, Berisha ishte personi që furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit, Slobodan Millosheviqit.

“Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Indeksonline

Ndryshe, dje kishte përplasje të forta në Parlament mes dy politikanëve nga Shqipëria.

Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere në një bankë private në vend, por Rama e mohoi një gjë të tillë.

Berisha insistoi duke pretenduar aksione në offshore. Në këtë pikë debati arriti pikun dhe Rama iu drejtua Berishës me fjalë të rënda duke i thenë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat