Aplikimet për kartë identiteti, edhe ditë të shtunë - Bota Sot
Aplikimet për kartë identiteti, edhe ditë të shtunë

Shqipëria

Aplikimet për kartë identiteti, edhe ditë të shtunë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:29
Kartë identiteti

Zyrat e aplikimit për kartë identiteti do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë në disa qytete të vendit. Ministria e Brendshme njofton se ka urdhëruar që më datë 2 Shkurt, zyrat e aplikimit të jenë të hapura në Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

Në këto qytete, zyrat e aplikimit për kartë identiteti do të qëndrojnë të hapura për shkak të fluksit të madh të qytetarëve. Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme deklaroi se kartat e identitetit që skadojnë në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, do të jenë funksionale deri në fund të vitit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...