Deputetja e PD i përgjigjet Spiropalit: Antimafia do të të marrë çdo qindarkë që ke vjedhur

Shqipëria

Deputetja e PD i përgjigjet Spiropalit: Antimafia do të të marrë çdo qindarkë që ke vjedhur

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:36
Fatbardha Kadiu

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, i është përgjigjur ministres së re të Ramës, Elisa Spiropali, e cila sulmoi sot programin ekonomik të PD.

Me anë të një reagimi në Facebook, Kadiu shkruan se sulmi i Spiropalit ndaj programit të PD, vjen pasi është kapur nga paniku dhe frikë.

Më tej shkruan se me ardhjen e PD në pushtet, zonjës do t’i merret çdo qindarkë që ka vjedhur tek doganat.

Ja statusi i Kadiut:

Zonja 5 milion euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik te PD. Reagimi i saj eshte thjesht shprehje e frikes dhe panikut qe i ka kapur. Antimafia do ti marre zonjes dhe qindarken e fundit te vjedhur ne dogana ndersa ndarja e politikes nga krimi do ta coje dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve te saj. Jane rende, shume rende. Cdo dite u zbulohet nje afere korruptive dhe nje lidhje e re kriminale ne shitblerje votash. Pas Zerit te Amerikes tani kane zbuluar nje tjeter armik te jashtem: CDU-ne. Por nuk kane pare gje akoma...tik tak tik tak zonja 5 milione euro e doganave!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat