Kryemadhi shpjegon protestën e 16 shkurtit: Pse qytetarët duhet të dalin në shesh

Shqipëria

Kryemadhi shpjegon protestën e 16 shkurtit: Pse qytetarët duhet të dalin në shesh

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur këtë të premte për protestën e opozitës, e cila pritet të mbahet më datë 16 shkurt.

E ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Kryemadfhi është shprehur se shqiptarët duhet të ngrihen në protestë për të ndaluar një qeveri që është kundër studentëve, kundër qytetarëve dhe kundër kujtdo që dëshiron një punë më të mirë.

“Njerëzit në protestë duhet të dalin për studentët, për banorët e Unazës së re, për banorët e Shkozës, pasi nesër mund të shkojë të prishë dhe shtëpitë në mes të Tiranës. Protestës së opozitës duhet t’i vëmë një emër, dikush do një punë më të mirë, një pagë më të mirë, prandaj të gjithë të jenë në protestë”, u shpreh Kryemadhi.

Pjesë nga intervista:

Protesta është një simbolik apo ka një plan dhe një synim konkret që mos të kthehen në shtpi pa bërë asnjë konkrete?

Sot njerëzve po u marrin shpirtin. Protesta e opozitës kanë krijuar disa indice. Ne nuk jemi për pushtetin në tavolinë por me votë. Për ta marrë me dhunë e marrim e lidhim në Kuvend se nuk ka kush ta mbrojë se gardistët më rrogë 180 mijë lekë nuk e mbrojnë.

Opozita synon të manifestojë fuqinë, apo ka një skenar që do të rri shumë ditë?

Nuk është problemi që të rrijë shumë ditë, deri në datën 16 secili nga partisë kanë axhendat e tyre. Unë mendoj se protesta do të shërbejë si një organizatore e shumë grupeve në vend”, deklaroi Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat