Ahmetaj: Standard and Poor’s konfirmon notat tejet pozitive të ekonomisë shqiptare - Bota Sot
Ahmetaj: Standard and Poor’s konfirmon notat tejet pozitive të ekonomisë shqiptare

Shqipëria

Ahmetaj: Standard and Poor’s konfirmon notat tejet pozitive të ekonomisë shqiptare

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 09:50
Arben Ahmetaj

Ish Ministri Arben Ahmetaj e ka konsideruar raportin e fundit të Standard and Poor’s, një tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare pas raportit të FMN-së!

Ish numri një financave shqiptare nxorri në pah sipas tij disa nga gjërat positive që konfirmon ky raport I fundit, sic është rritja ekonomike  e cila konfirmohet në 4.2% për vitin 2018.

Ahmetaj shton se raporti i Standard and Poor’s vlerëson edhe vazhdimin e konsolidimit fiskal, uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe deficitit, apo edhe
përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim.

Agjensia globale e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qendrueshme për periudhën në vijim.

S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022.
S&P vlerëson se rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit.

Perspektiva pozitive në afatmesëm dhe afatgjatë, reflekton:

Zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesatarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve;
• Uljen e mëtejshme të deficitit fiskal;
• Uljen graduale të deficitit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të huaja direkte.
• Rritjen e qendrueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe mirëadministrimi.

Sipas ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave, bazuar tek ky raport, vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...