“Përdhunohet nga tetë djem nxënësja në Kavajë, fshihet krimi”

Shqipëria

“Përdhunohet nga tetë djem nxënësja në Kavajë, fshihet krimi”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:31
Ilustrim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka publikuar një mesazh të ardhur në inboxin e tij, ku thuhet se një nxënëse është përdhunuar në grup nga tetë djem të shkollës 9 vjeçare. 

Berisha ndër të tjera thotë se ky krim është fshehur. 

“Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë anëtarësohen në FRESSH-in kanabist. Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri. 

Postimi i plotë:

Përshëndetje doktor Berisha.

Në shkollën 9-vjeçare "Rilindja "Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh, një vajzë 13-vjeçare.

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga të gjithë instancat.

I gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat