Pritshmëritë nga protesta e “16 shkurtit”, Salianji: Do t’iu surprizojmë

Shqipëria

Pritshmëritë nga protesta e “16 shkurtit”, Salianji: Do t’iu surprizojmë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Lulzim Basha

Kane kaluar 8 muaj nga protesta e fundit e opozitës para kryeministrisë e natyrshëm manifestimi i 16 shkurtit pritet me interes, aq me tepër qe zhvillohet pak muaj para betejës zgjedhore për 61 bashkitë e vendit.

Agron Gjekmarkaj: “Opozita e ka të nevojshme këtë protestë për të karikuar vetveten, por sigurisht për t’i dhënë një mesazh edhe qeverisë.”

Organizimi i protestave është moment qe bashkon çdo faktor opozitar e shuan çdo ngjyrim ndryshe dhe fokusi i te gjithë deputeteve ne këto jave është masiviteti i tubimit te 16 shkurtit.

Ervin Salianji: “Data 16 do të jetë një protestë surprizuese edhe për nga masiviteti por edhe për nga forma e organizimit.”

Por Rudina Hajdari gjykon se përveç denoncimit te keqqeverisjes e djathta duhet te ketë parasysh edhe prezantimin e një alternative.

Rudina Hajdari: “Protesta duhet të jetë po ashtu një mjet për ti komunikuar qytetarëve se si e shikojmë ne vizionin e këtij vendi dhe protesta do të jetë jo vetëm një reagim ndaj të gjitha pakënaqësive që qytetarët kanë sot por edhe një shpresë që ne duam një ndryshim që të fillojë sa më shpejt.”

Për këtë arsye Rudina Hajdari mbështet edhe vendimin e grupit për të qenë pjesë e debateve në parlament paralelisht me organizimin e protestave.

Por a do t’ia arrije opozita qëllimit final në 16 shkurt për rrëzimin e qeverisë Rama e krijimin e një qeverie teknike.

Ervin Salianji: “ Nuk do të thotë që një protestë rrëzon një qeveri apo ndërron një qeveri, por sensibilizon masat për një shqetësim të caktuar dhe besoj që këtë kërkon që të bëjë edhe Partia Demokratike dhe as nuk kërkon që të rrëzojë qeverinë me protesta por as nuk e shmang që qeveritë rrezohen edhe prej protestave.”

Për analistin Gjekmarkaj arritja e qëllimit të opozitës do të varet nga mbështetja që ajo të arrijë të marrë nga qytetarët.

Agron Gjekmarkaj: “Sigurisht mesazhi që ata po japin është rrëzimi i qeverisë dhe nëqoftëse ka me qindra mijëra njerëz që rrinë për një kohë të gjatë, normalisht një qeveri përballë një presioni popullor edhe mund të bjerë dhe nuk më duket ndonjë hata e madhe që një qeveri të bjerë, nëse bie në këtë rast, dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.”

Nga sot partia demokratike nis protestat neper rrethe te cilat kulmojnë në 16 shkurt me protestën e madhe para selisë se kryeministrisë e cila ka një mesazh largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që do të organizoje zgjedhje te lira e te ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat