Tentuan të vidhnin banesën e gjyqtarit, tre persona në pranga

Shqipëria

Tentuan të vidhnin banesën e gjyqtarit, tre persona në pranga

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Foto ilustruese

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona pasi tentuan të vidhnin  një banesë.

Në pranga janë vënë shtetasit shqiptarë Laurenc Droza, Ilirjan Skënderaj dhe Arben Korbeci.

Këta tre persona ka tentuar të vjedhin shtëpinë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër të Shqipërisë ,Tomor Skreli.

Personave të arrestuar u janë gjetur leva dhe kaçavidha, si dhe sende të tjera me të cilat do të kryenin vjedhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat