Krimet e Rënda lëshojnë 34 fletë arresti. Mes të kërkuarve edhe policë

Shqipëria

Krimet e Rënda lëshojnë 34 fletë arresti. Mes të kërkuarve edhe policë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Foto Ilustrim

Në të gjithë vendin po zhvillohet një operacion i gjerë, ku Krimet e Rënda kanë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

Fletë arrestet janë lëshuar çpas dyshimeve se personat e shpallur në kërkim tashmë kanë ndihmuar që përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit.

Ndërsa operacioni është duke vijuar në disa qytete të vendin raportohet se deri më tani policia e Shtetit ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në emrat për të cilët është vendosur masa e sigurisë arrest me burg në mungesë janë edhe disa efektivë policie, kryesisht nga policia kufitare e Kapshticës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat