Pas pallatit 2 mln euro, 'kumbarit' të Shkodrës i sekuestrohen mijëra hektarë tokë në plazh dhe makina

Shqipëria

Pas pallatit 2 mln euro, 'kumbarit' të Shkodrës i sekuestrohen mijëra hektarë tokë në plazh dhe makina

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Shkodër

Pasuria e sekuestruar sot është truall 922 m2 në Dobraç, tokë arë 620 m2 në Guci e Re, truall 8675 m2 në Pulaj-Plazh, por edhe tre makina, Toyota Hilux, Volksvagen Golf dhe BMW. Prona dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.

"Kumbarit" të Shkodrës, biznesmenit 44-vjeçar Bardhok Pllanaj i janë sekuestruar të tjera prona në qytetin verior. Sipas burimeve të Report Tv, Pllanajt iu vendos në sekuestro një sipërfaqe e konsiderueshme toke, rreth 13 mijë m2 dhe disa makina. Prona dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit. Pasuria e sekuestruar është; truall 922 m2 në Dobraç, tokë arë 620 m2 në Guci e Re, truall 8675 m2 në Pulaj-Plazh, por edhe tre makina, Toyota Hilux, Volksvagen Golf dhe BMW.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje (lexo ketu). Katër vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar "Laguna e Vilunit", ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në detyrim paraqitje pas komplikacioneve në zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat