Familjarët kërkuan ndihmë në 'Pa gjurmë', gjendet i vrarë në kanal Ded Shkreta

Shqipëria

Familjarët kërkuan ndihmë në 'Pa gjurmë', gjendet i vrarë në kanal Ded Shkreta

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:05
Ded Shkreta

Gjendet i vrarë në një kanal Ded Shkreta, 63-vjeçari i zhdukur prej datës 25 janar të këtij viti. Report Tvmëson se viktima ka shenja plage në trup të shkaktuara nga një armë zjarri. Ai është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik, pranë Mamurrasit.

Familjarët e tij e shpallën në kërkim në emisionin "Pa gjurmë" pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Mësohet se familja e Shkretës ishte në hasmësi me një familje tjetër, çka shton dyshimet se krimi mund të jetë për gjakmarrje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat