A janë fshirë filmimet e arratisjes së Gruevskit nga Shqipëria, çfarë thotë Ardi Veliu

Shqipëria

A janë fshirë filmimet e arratisjes së Gruevskit nga Shqipëria, çfarë thotë Ardi Veliu

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:21
Nikolla Gruevski

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk ka pranuar të flasë në lidhje me deklaratën e Prokurorit të Maqedonisë lidhur me kamerat e sigurisë, që sipas autoriteteve maqedonase nuk janë dorëzuar nga pala shqiptare.

"Megjithëse objekti i komuniikimit për shtyp nuk ishte ky, ne nuk kemi dijeni në lidhje me këtë pyetje që ju po na bëni", u shpreh Veliu.

Pak ditë më parë Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski sqaroi se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra.

“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat