"Nuk do të ekzistosh në këtë botë"-djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës kërcënon zyrtarin socialist

Shqipëria

"Nuk do të ekzistosh në këtë botë"-djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës kërcënon zyrtarin socialist

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:26
Zef Hila

Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i PS Vau Dejës Agron Ceka është kërcënuar me jete nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit te bashkisë Vau Dejës Zef Hila.

Është vetë Agron Ceka ai që ka bërë denoncimin publik duke pretenduar se ka marrë një kërcenim. Sipas Cekes, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe te mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejes në facebook kundër babait të tij që është kryetar bashkie.

Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se nëse vijon postimet "nuk do të ekzistojmë ne këtë botë ose unë ose ti".

Këtë kërcenim, sekretari i PS ne Vau Dejes e quan një skandal të vërtetë dhe kërkon që strukturat e policisë te nderhyjne per te ndaluar keto kercenime qe vijne nga njerezit e kryebashkiakut Hila. Ceka u shpreh se per kete ngjarje do te beje kallezim penal ne policine vendore te Shkodres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat