Shërbimit Social në Shkodër i vjen në ndihmë 5-vjeçarit nga Rrapa e Pukës

Shqipëria

Shërbimit Social në Shkodër i vjen në ndihmë 5-vjeçarit nga Rrapa e Pukës

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Shkodër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri publik rastin e një fëmije 5-vjeçar nga zona e Rrapës në Pukë, i cili mori shërbimet që kishte nevojë pas angazhimit të Shërbimit Social të Shkodrës.

Ministrja e Shëndetësisë tha se mamaja e 5-vjeçarit e kishte kontaktuar personalisht me ministren Manastarliu.

“Ardiana më shkruajti para pak javësh, në përpjekje për t’i siguruar të birit 5-vjeçar shërbimet terapeutike, për të cilat Ulliami ka nevojë. Në zonën e thellë të Rrapës në Pukë, 5-vjeçari nuk kishte mundësi të trajtohej”, tha ministrja e shëndetësisë.

Manastaliu më pas njoftoi shërbimet sociale të zonës me të afërt me fëmijën.

“Menjëherë, falë angazhimit të strukturave tona të shërbimit social në Shkodër, Uilliami i vogël së bashku me nënën e tij janë akomoduar në një qendër zhvillimi, ku aktualisht 5-vjeçari ka nisur seancat e terapisë, për të cilën ka nevojë”, sqaroi ministrja e Shëndetësisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat